Qeveria ndan 70 mijë euro për shënimin e 13-vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka ndarë 70 mijë euro për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu Qeveria në mbledhjen e mbajtur online, ka miratuar vendimin e  themelimit të Këshillit Organizativ për kët ngajrje.

“Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këshilli Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje:

1.      Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;

2.      Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;

3.      Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;

4.      Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe

5.      Përfaqësues  i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;

Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill:

1.      Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar;

2.      Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

3.      Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;

4.      Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;

5.      Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe

6.      Përfaqësues të OJQ-ve.

Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro”.

Të gjitha vendimet e Qeverisë:

Kabineti qeveritar ka ndarë gjithashtu mjete financiare në vlerë prej dyqind mijë euro (200,000,00 €), për sanimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Bujanocit.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për emërimin e Komisionit  Përzgjedhës  për rekomandimin e  kandidatëve për anëtar në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit në këtë përbërje:

1.      Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesues;

2.      Iber Alaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, anëtar;

3.      Besim Kamberaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, anëtar;

4.      Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit, anëtar;

5.      Lulzim Ejupi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar.

Pas shqyrtimit është aprovuar edhe vendimi për aprovimin e ndryshimeve në Tabelat 3.1, 3.2, 4.1 dhe 4.2 të Ligjit Nr. 07/L-041 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, për përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projekte kapitale shumëvjeçare në bazë të paragrafit 2 të nenit 9 të këtij Ligji. Vendimi obligon komunat dhe ministritë e ndikuara nga ky vendim, për zbatim të tij. Vendimi do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për informim.

Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në shumën prej 12 milionë eurove në nën programin e Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”.

Gjithashtu në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin  dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/33, të datës 28 shtator 2020, për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) në sektorin e bujqësisë, Masës 4A – dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020. Sipas ndryshimit, pika 1 e këtij vendimi riformulohet si në vijim: “Me qëllim të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në sektorin e bujqësisë, Masa 4A- dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020, dyfishohen vlerat e pagesave direkte (subvencioneve) për secilën kulturë të paraparë në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Për subvencionimin e litrit të verës së prodhuar gjatë vitit 2020 dhe të deklaruar zyrtarisht deri në datën 15.01.2021, dyfishimi nga 4 centë në 8 centë, do të përfshihet në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/58, të datës 14.01.2021. Sipas vendimit ndryshohet dhe plotësohet nën-paragrafi 1.7. (MASA 7) i Vendimit të Qeverisë Nr. 06/58, të datës 14 janar 2021, ashtu që riformulohet si në vijim: “Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në nën-programin Departamenti i Politikave Bujqësore, do të ndahen mjete në shumë prej 12,000,000 € (dymbëdhjetë milionë euro) sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2020”.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është ndryshuar dhe plotësuar edhe  Vendimi i Qeverisë Nr. 01/37 i datës 24.10.2020 për emërimin e Bordit të Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. Sipas këtij ndryshimi dhe plotësimi z. Muhamet Lama është emëruar anëtar në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë ndërmarrje publike, deri në përzgjedhjen e Bordit me mandat të plotë.

Në mbledhje është miratuar vendimi për autorizimin e Klinikës së  Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera që ndërlidhen me çështjen e protezave për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar është miratuar edhe vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, e cila preket nga Restaurimi dhe Konservimi i Objektit ‘’Shtabi i UÇK-së në Kosterc’’ në Komunën e Skenderajt.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këshilli Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje:

1.      Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese; 

2.      Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar; 

3.      Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar; 

4.      Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe 

5.      Përfaqësues  i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;

Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill:

1.      Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar;

2.      Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

3.      Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar; 

4.      Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;

5.      Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe

6.      Përfaqësues të OJQ-ve. 

Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme