Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndihmë Komunës së Preshevës . Sipas këtij vendimi kësaj komune do t’i ndahen 112 mijë euro për Parkun e Këndit të Lojërave të Fëmijëve dhe Parkun e Paqes
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mbi 20 mijë e 500 për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore të Gege Ardit Gashit.
Mjete financiare janë ndarë edhe për alpinisten Arineta Mulën. Kryeminiatri Ramush Haradinaj propozii që të ndahen 35 mijë euro për përkrahjen e alpinistës që përfaqëson Kosovën në ngjitjen e majave në botë, raporton Ekonomia Online.