255 mijë e 613 euro janë ndarë për të shlyer borxhet e mbetura për manifestimet dhjetëditore për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj këto mjete propozohet që të ndahen nga kategoria e rezervës dhe mjetet do t’i transferohen riniatrisë së Kulturës, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse ishte planifikuar për mbledhjen e 64-të, qeveria e Kosovës nuk arriti ta bëjë ndarjen e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në komunën e Mamushës.
E gjithë kjo si pasojë e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve rezervë, raporton EO.
Ndarja e mjeteve për dëmet në këtë komunë do të bëhet në mbledhjen e radhës pas konsultave që do të bëhen me Ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë, për gjetjen e mundësive të alokimit të mjeteve të nevojshme.