Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka quajtur meritor vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjet mjeteve shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, ka shkruar ai.