Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat e të Pagjeturve për mbulimin e shpenzimeve gjatë vitit 2019-të, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendimi është që këtyre shoqatave tu ndahen nga 5 mijë euro.
“Meqenëse jemi në 20-vjetorin e luftës dhe tragjedisë dhe për shkak të aktivitetit të tyre propozojë që 24 organizatave tu ndahen nga 5 mijë euro”, tha Haradinaj.