Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndryshoj njërin nga anëtarët e bordit të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc” , raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Haradinaj tha se do të largohet anëtari Naim Gashi dhe do të emërohet Liridon Zogiani.
“Bëhet fjalë për ndryshimin e një anëtari, propozohet Liridon Zogiani në vend të Naim Gashit”, tha Haradinaj.