Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që të plotësoj-ndryshoj Programin Legjislativ për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ndryshimi këtij programi është i nevojshëm. Ai tha se me këtë vendim ngarkohet zyra e kryeministrit që të zbatojë këtë ndryshim.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë (MD) sot do të organizoj hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ministria e Drejtësisë në kuadër të mandatit të saj është e angazhuar të fuqizojë fushëveprimin institucional të sektorit të sundimit të ligjit.
“Rrjedhimisht, duke synuar një sektor efikas, transparent, dhe llogaridhënës, Ministria e Drejtësisë do të fillojë procesin e Rishikimit Funksional të sektorit të Sundimit të Ligjit, rezultatet e së cilit pritet të japin kontribut për fuqizimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës”, thekson MD.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/qeveria-ndan-500-mije-e-per-shenimin-e-550-vjetorit-te-vdekjes-se-skenderbeut/