Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për Organizatën FLOSSK

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e 272 elektronike.

Në mbledhje është miratuar ndarja e mjeteve financiare në shumën prej 10,000€ (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.

Gjithashtu në mbledhje Qeveria në detyrë ka aprovuar Aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Të ngjashme