Qeveria në largim e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka aprovuar shqyrtimin e nismës për marrëveshje me qeverinë e Republikës së Kroacisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në çështjet doganore si dhe për marrëveshjen me shtetin e Kuvajtit për shmangien e Tatimit të dyfishtë, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti tha se këto dy marrëveshje janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Ai tha se me shtetin e Kroacisë kanë edhe të tjera bashkëpunime.