Qeveria në largim në mbledhjen e sotme ua ka vazhduar mandatin sekretarëve të Përgjithshëm të katër Ministrive.
Mandati i është vazhduar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Naim Baftiu, atij të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi si dhe atij të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi. Mandati i Sekretarëve të Përgjithshëm është trevjeçar.