Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës pritej të diskutohej edhe vendimi për lëshimin e pasaportave diplomatike për zyrtarët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se kjo pikë e rendit të ditës do të shtyhet për shkak të mungesës së ministrit Pacolli, raporton Ekonomia Online.
“Pika e rendit të ditës për vendimin e lëshimit të pasaportave diplomatike dhe zyrtare shtyhet për shkak se ministri Behgjet Pacolli gjendet jashtë shtetit”, tha ai.