Qeveria e Kosovës thotë se e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejtë të ish-kryeministrit Isa Mustafa”.
Qeveria e Kosovës thotë se do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës.