Vuçiq kërkon nga Kosova të bëjë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, Qeveria thotë që s’do ketë kompromise në dialog.
Kryediplomati gjerman solli në Prishtinë mesazhin e njëjtë që administrata amerikane nisi në adresë të presidencës ditë më parë.
Ministri i punëve të jashtme, Heiko Mass tha që palët duhet të jenë të gatshme të kthehen në dialog dhe të bëjnë kompromise.
Sipas tij, procesi i dialogut Prishtinë-Beograd duhet të përfundojë me epilogun e njohjes reciproke.
Por, për të arritur deri tek ky hap Evropa e Amerika kanë bërë të qartë që duhet kompromise të vështira gjatë rrugës.
E një gjë të tillë e tha në Beograd, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të premten.
Sipas tij, Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën.
Këtu Vuçiq theksoi marrëveshjen e asociacionit me kompetenca ekzekutive.
Por, përveç asociacionit shoqëria civile në Prishtinë po thonë që është menduar edhe një opsion tjetër që do t’i ofrohet Kosovës në tavolinë gjatë bisedimeve.
E sipas Demhasaj, Kurti duhet të mundohet të sjellë në diskutim edhe një opsion të tretë, që të shmang këto dy kompromise që do t’i kërkohet Prishtinës t’i bëjë.
Megjithëkëtë, Qeveria Kurti e hedh poshtë çdo mundësi që kryeministri të bëjë kompromise në proces të dialogut.
Në një qëndrim të Zyrës së kryeministrit për T7 thuhet që kompromiset janë krijuar nga pushtetet e kaluara.
Ndërkohë Mass gjatë vizitës në Beograd tha që Gjermania është e vetëdijshme që dialogu nuk është një proces i lehtë, por që do të çonte në përfitime ekonomike dhe që sipas tij, nuk ka asnjë arsye që dialogu të rivendoset.