Qeveria e Kosovës ka përkrahur Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Evropa Kreative për mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky program do t’u mundësojë artistëve që veprat e tyre t’i bëjnë të konkurueshme në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.
“Do të ndikojë në forcimin e aktiviteteve, impakt të veçantë do të ketë edhe në bashkëpunimin dhe rritjen e inovacionit “.
“Kostoja që Kosova do të paguajë për të marrë pjesë është e paraparë në buxhetin e Ministrisë së Kulturës”.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se qasja e LDK-së dhe e të tjerëve të cilët nuk kanë votuar IPA-në në Kuvend është e habitshme, raporton EO.
“Nuk di që ka një vend në botë që e refuzon marrjen e parave falë. Është e habitshme qasja e LDK-së, është e habitshme”.