Më shumë se 2.2 milionë euro u janë hequr 14 institucioneve nga kategoria paga dhe mëditje. Më të goditurat nga ky akt janë institucionet e pavarura, shkruan Koha Ditore.
Në mbledhjen e së martës, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime në këtë kategori buxhetore. Paratë janë shpërndarë në kategori të tjera, kryesisht tek dikasteret qeveritare. Është Ministria e Arsimit ajo që ka marrë më së shumti nga kjo rokadë buxhetore – ka përfituar rreth 1.2 milionë euro.
Vendimi, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta, ka prekur më së shumti autoritetet e drejtësisë.