Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Draft konceptin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky koncept është paraparë me planin e punës së Qeverisë për vitin 2018.
Sipas tij, kjo është bërë me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të lëndëve të kësaj gjykate pas përfundimit të mandatit të EULEX-it në qershor.
“Për shkak të fushëveprimit dhe kompetencave të kësaj gjykatë është i lidhur me strategjinë kombëtare Dhoma e Posaçme funksionin në Gjykatën Supreme”.
“Kjo gjykatë e gjykon në kolegje të përbëra nga gjykatës vendor dhe ndërkombëtarë. Me përfundim të afatit të kontratës së ndërkombëtarëve puna paralizohet”.
“Kjo gjykatë mban peng qindra miliona euro që dalin nga privatizimi. Opsionet të cilat i kemi para jush mund ta rrisin funksionalizimin e punës. Gjithashtu lidhet edhe me përfundimin e kontratës së zyrtarëve të EULEX-it”, tha ai.