Pas realizimit të suksesshëm të Planit 3-6-9 i cili u vlerësua lart nga opinioni i brendshëm ashtu edhe nga ai ndërkombëtar, Qeveria e Maqedonisë vazhdon me reformat, përkatësisht me realizimin e Planit 18. Kështu u theksua në takimin me gazetarë të zëdhënësave të Qeverisë Muhamet Hoxha dhe Mile Boshnjakovski.
“Me qëllim të përgatitjes finale të Planit 2018, Qeveria në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Informatën mbi udhëzimet dhe rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018. Me ç’rast, Qeveria ngarkoi Sekretariatin për çështje evropiane që ta konsolidoj Planin 2018 duke inkuadruar elementet e duhura nga Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018””, tha Hoxha.
Anëtarët e Qeverisë në seancë konstatuan se në Planin 2018 duhet të përfshihen elementet e raportit nga Komisioni Evropian.
Hoxha njoftoi se Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit ka miratuar planin 18 me të cilën përcaktohen prioritetet Strategjike në punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, Disa prej tyre janë : “Zhvillimi i ekonomisë, rritja prodiktive e punësimi dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve, Republika e Maqedonisë –anëtare e NATO-s dhe BE-së, lufta kundër krimit dhe korupsionit, forcimi i sundimit të ligjit , reformave në arsim , reforma gjyqësor, zbatimi i plot i Marrëvershjes së Ohrit”.