Qeveria publikon udhëzim për çmimet e naftës, kaq centë do të fitojnë naftëtarët

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka publikuar Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për sa i përket rregullimit të çmimeve të naftës.

Sipas këtij udhëzimi administrativ, çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, derisa për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë, transmeton Klankosova.tv.

Rregullimi i çmimeve dhe masat nga paragrafi 1 i këtij neni mbeten në fuqi tridhjetë (30) ditë, përveç nëse shfuqizohen ose ndryshohen me vendim sipas nenit 7 të këtij udhëzimi administrativ.

Dokument

Të ngjashme