Vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës në rrethin kryesor të Prishtinës, po shkakton polemika ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte thënë që në rastet e festave zyrtare dhe memoriale , flamuri ngritet në vende të tjera edhe me autorizimin e Kryeministrit, dhe në një far mënyre i kishte hedhur përgjegjësinë për këtë çështje institucioneve qendrore qeveritare, raporton lajmi.net.
Mirëpo në një përgjigje për lajmi.net, nga Qeveria e Kosovës është thënë që menaxhimi i hapësirave publike në Kryeqytet bëhet nga Komuna e Prishtinës e jo nga Qeveria e Kosovës.
Tutje, nga Qeveria e Kosovës thuhet se në vitin 2014-të, Kryetari i Prishtuinës e kishte vendosur flamurin e Shqipërisë në hapësirën tek rrethi kryesor në Prishtinë, dhe nëse ai i është referuar një ligji për vendosjen e flamurit të Kosovës në këtë hapësirë, atëherë le të tregojë Komuna e Prishtinës me cilin ligj e ka vendosur flamurin e Shqipërisë në atë hapësirë dhe pastaj Qeveria me po të njëjtin do t’a vendos flamurin e Kosovës.
“Në vitin 2014-të, Kryetari i Prishtinës e ka vendosur flamurin e Shqipërisë në hapësirën të cilën ju po pyesni. Nëse i është referuar një ligji për vendosjen e flamurit të Kosovës në po këtë hapësirë, atëherë le të na tregon Komuna e Prishtinës se me cilin ligj e ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe ne me po të njëjtin ligj po e vendosim flamurin e Kosovës!” thuhet në përgjigjen e Qeverisë për lajmi.net.
Ndryshe, që nga iniciativa e disa qytetarëve për kërkesen drejtuar institucioneve kompetente për vendosjen e flamurit shtetëror në Prishtinë, këto të fundit i kanë hesdhur përgjegjësinë njëra tjetrës, duke e lënë të paçartë punën e kompetencës lidhur me këtë çështje.