Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj kërkoi që pikën e dytë të rendit që ka të bëj me Shqyrtimi i Propozim vendimit për strukturën e Zyrës së Koordinatorit Administrativ të Delegacionit për Bisedime të lihet për mbledhje të radhës.
Kjo ngase sipas tij, duhet një koordinim i mirë dhe të shqyrtohet mundësia nëse kjo pozitë mund të mbulohet nga zyra e kryeministrit dhe me pas përfaqësues të MPJ-së.
Kurse ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkoi që të bisedohet për disa fonde të programit IPA që kanë disa probleme dhe kanë nevojë për përkrahje më të madhe.