Betim Reçica është shkarkuar nga posti i sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, raporton Ekonomia Online.
Me propozim të ministrit Lumir Abdixhiku, Izedin Bytyqi është emëruar sekretar i ri i ministrisë.
Propozimi është votuar unanimisht në mbledhjen e Qeverisë.
“Izetin Bytyqi ish-sekretar në ministrinë e punës ricaktohet si sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit”, ka thënë ai.
Ky propozimvendim u miratua nga kabineti qeveritar.
Po ashtu kryeministri i vendit, Albin Kurti ka propozuar që të bëhet shkarkimi i sekretarëve të përgjithshëm nga disa prej ministrive.
Në kuadër të shkarkimit hyjnë ministritë e prekura nga riorganizim dhe kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi, raporton Indeksonline.
“Ministritë e prekura nga riorganizimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, e Financave dhe Transfereve, e Administratës Publike, e Investimeve Strategjike e Infrastrukturës dhe Ambientit. Do të shqyrtojë mundësin e ricaktimin në pozita rekualivante, apo do të rishikojë mundësinë si punëtorë tepricë. Propozohet që Zyra e Ministritë të zbatojë këtë vendim që hy në fuqi ditën e nënshkrimit”, tha Kurti.