Qeveria e Kosovës tash e pesë muaj nuk po respekton vendimin e Gjykatës Themelore për anulimin e konkursit për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Drin Haraçia.
APRK-ja është institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS).
Pas zgjedhjes së drejtorit, kandidati për këtë pozitë, Dëfrim Rifaj kishte bërë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) me pretendimin se i gjithë procesi për këtë pozitë është manipuluar, shkruan sot Koha Ditore.
KPMSHCK-ja më 24 prill 2017 kishte marrë vendim për anulimin e konkursit për drejtor të Agjencisë së Punësimit. Ndërkaq në shtator të vitit të kaluar, këshilli kishte nxjerrë vendim përfundimtar për këtë çështje. Sipas këtij vendimi, Qeveria ka qenë e obliguar që në afat prej 15 ditësh të nisë zbatimin e tij.