Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, pikat kufitare Bërnjak, Merdar dhe Mutivodë, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, në arsyetimin e tij para kabinetit qeveritar, ka thënë se materiali i propozuar e në të cilën kërkohet që të nxirret vendimi përfundimtar është në harmoni dhe në përputhje të plotë me nenin 19 të rregullores së punës së Qeverisë së Kosovës.
“Për shpronësime lidhur me ndërtimin e këtyre ndërtesave me propozim të Departamentit të Shpronësimit, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin numër 07122 datë 13.12.2016 për shpronësim të mëtejmë dhe kërkesë për shpronësim të këtyre pronave. Po ashtu ka nxjerr vendimin preliminar 06137 me datën 14.03.2017. Pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nxjerr vendimin ekzekutiv me të cilin miratohet vendimi përfundimtar për shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme dhe të pronarëve, zotëruesve të interesit të cilët preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM pikat kufitare Bërnjak, Merdare dhe Mutivodë”, ka thënë Shala.