Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në rend dite ishte shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës 2017 – 2026, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu ka shqyrtuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e kostos për ekspertiza profesionale në çështjen e “AXOS GMBH” për kontestin “Privatizimi i PTK-së” që lidhen me vlerësimin e dëmit dhe ekspertiza në fushën e legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar, konventat e zbatueshme në Republikën e Kosovës dhe ligjet e aplikueshme lidhur me investimet, si dhe pika tjera.