Qeveria e Kosovës ka vendosur për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, që është duke u mbajtur.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se vendimi hyn në fuqi me publikimin në gazetën zyrtare
“Sot kërkojmë që të shfuqizohet vendimi i datës dhe vendim hynë në fuqi në publikimin e gazetës zyrtare.”
Ministri i drejtësisë Selimi Selimi ka thënë se para se të shfuqizohet task-forca të rishikohen të arriturat e kësaj.
“Me këtë task-forc ekzistojnë shumë çështje sepse ka nevojë mu përmirësuar por unë e kisha shpreh ti shikojmë reflektimin e të gjeturave dhe ti shohim rastet se si do ti zbarkojmë në institucionet e tjera”, tha Selimi.
Sot gjatë ditës kur është bërë i ditur propozimi për shuarje, ai është kritikuar së tepërmi nga shoqëria civile.