Qeveria e Kosovës ende nuk ia ka paguar konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka” 53 milionë euro si ndëshkim për mosrealizim të kontratës, por edhe për zgjatje punimesh më shumë se një vit.
Konsorciumi amerikano-turk “Bechtel Enka” nuk ka arritur t’i marrë 53 milionë eurot e kërkuara nga Qeveria e Kosovës si formë ndëshkimi për vonesa të pagesave. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Gjoba e caktuar prej 53 milionë eurosh ka rrezik të rritet nëse pagesa nuk kryhet brenda afatit të caktuar kohor.
“Jo, ende nuk është kryer pagesa. Ende është duke u shqyrtuar. Nuk e dimë ende kur do të kryhet pagesa, po e presim vlerësimin. Nëse gjoba nuk paguhet brenda afatit ka rrezik të rritet. Ende nuk e kam formatizuar marrëveshjen sa i përket kostos komerciale”, është shprehur Lekaj në një prononcim dhënë gazetës “Zëri”.
Me vendimin e ri të nënshkruar aneks kontrata zgjat afatin për përfundimin e punimeve të autostradës deri më 31 dhjetor të këtij viti.