Qeveria e Kosovës pritet që të vendos sot për shpronësimin e Pronave në Hade dhe Shipitullë. Në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohet dhe votohet propozim-vendimi për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë.
“Shqyrtimi i propozim vendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, Zona Kadastrale: Hade dhe Shipitullë -Pjesa e mbetur”, është njëra nga pika e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Në mbledhjen e Qeverisë së datës 10 nëntor, kryeministri Haradinaj kishte kërkuar nga kabineti qeveritarë që të mos lejojnë ndërtim në zonat që janë planifikuar të shpronësohen në Obiliq, pasi që kjo do të kishte kosto shtesë për Qeverinë.
“Kemi dëgjuar që ka një iniciativë të tillë, ju lus te ndërmerrni veprime”, kishte thënë Haradinaj atë ditë.