Qeveria sponsorizon dispozitë që e rrënjos politikën në shërbimin diplomatik

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Pushteti i ka dhënë vulë mësymjes për ta përligjur politizimin e korit diplomatik.

Në kuadër të ndryshimeve që i ka bërë në Ligjin për shërbimin e jashtëm ka përfshirë edhe një dispozitë që hap mundësinë për t’i kthyer në diplomatë të karrierës të gjithë ambasadorët e emëruar sipas çelësit politik.

Projektligji, një kopje të të cilit të martën e ka siguruar “Koha Ditore”, ka kaluar këtë muaj në Qeveri dhe është përcjellë në Kuvend për miratim.

Dispozita kontestuese është përfshirë, pa pajtimin e grupit punues që e ka hartuar përmbajtjen. Dhe në proces hartimi të këtij dokumenti, ambasadorë e zyrtarë të Ministrisë kishin kundërshtuar fort mësymjen e Qeverisë për këtë dispozitë që thellon politizimin në shërbimin e jashtëm, sikur që e kanë kundërshtuar edhe versionin e ri të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme