Qeveria është dorëzuar përballë ndërkombëtarëve në mësymjen për të mos bërë ndryshime ligjore, të cilat do të impononin që subjektet politike të pranojnë secilin donacion vetëm nëpërmjet xhirollogarisë.
Çështja është adresuar tek të martën, shkruan Koha Ditore.
Kësisoj, në mesin e disa ndryshimeve që janë bërë në nenin e pestë të Ligjit bazik, është edhe përfshirja e dy paragrafëve të rinj, sipas të cilëve, subjektet politike lejohen të marrin kontribute “në çdo vlerë” nga personat fizikë dhe juridikë, “përderisa kontributi bëhet me transfer bankar, në mënyrë transparente dhe mund të dëshmohet prejardhja e kontributit”.
Më datën 9 të këtij muaji, Kabineti Qeveritar ka votuar ndryshime në Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe ato i ka përcjellë për votim në Kuvend. Në to nuk e kishte përfshirë njërën prej kërkesave fondamentale që lidhej me financimin – pranimin e donacioneve nëpërmjet llogarisë bankare, me çka do të sigurohej transparencë më e madhe.