Qeveria synon lehtësimin e tregtisë së lirë me vendet anëtare të CEFTA-s

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 10:21 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar draft-koncept dokumentin për Fushën e Konkurrencës, raporton Ekonomia Online. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, tha se vendosja e konkurrencës së lirë ndërlidhet me objektivat e Qeverisë e veçanërisht të MTI-së.

“Vendosja e konkurrencës së lirë janë për ekzistencën e tregut të lirë, ndërlidhet me objektivat e Qeverisë e veçanërisht të MTI-së dhe është në përputhje me gjitha procedurat e parapara me ligj”, tha Shala.

Gjithashtu u miratua edhe propozim-vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) për nënshkrimin e Protokolit shtesë 6 për Tregtinë në Shërbime në Marrëveshjen me Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore

Shala, tha se qëllimi është për lehtësimin e tregtisë së lirë në mes anëtarëve të CEFTA-s, raporton EO.

“Kërkojmë si MTI nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizumit Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për nënshkrimin e Protokolit shtesë 6 për Tregtinë në Shërbime në Marrëveshjen me Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore. Qëllimi është për lehtësimin e tregtisë së lirë në mes anëtarëve të CEFTA-s”, tha Shala.

Të ngjashme