Kabineti qeveritar ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes se Bashkëpunimit Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se përmes kësaj marrëveshje intensifikohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të zgjeroj zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Ne jemi të bindur se kjo do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit reciprok. Kjo marrëveshje do të vendos kornizat afatgjate në shumë fusha. Ne besojmë që kjo marrëveshje do ta intensifikoj bashkëpunimin e mirë në të gjitha aspektet ekonomike”, tha Shala.