Qeveria synon t’i identifikojë problemet në fushën e punësimit e hapat që duhet adresuar

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 12:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka aprovuar koncept-dokumentin për rregullimin e fushës së punësimit, të sponsorizuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Kryeministri Albin Kurti tha se koncept-dokumenti synon të identifikojë problemet kryesore në fushën e punësimit dhe hapat që duhet adresuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, këto ndryshime ligjore do të kenë ndikim pozitiv në vend dhe do të kontribuojnë në punësim më gjithëpërfshirës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se një koncept-dokument i tillë është shumë i nevojshëm për të hapur rrugën e rregullimit ligjor të kësaj fushe.

“Masat që kemi ndërmarrë kanë të bëjnë me krijimin e vendeve të reja të punës, skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, lidhja e tregut të punës me arsimimin dhe aftësimin profesional, rritja e punësimit të grave, dhe zgjerimi i shërbimeve të punësimit”, tha ai në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

“Koncept-dokumenti që keni para jush, i kontribuon realizimit të këtyre prioriteteve dhe masave të përcaktuara në programin e qeverisë, sa i përket punësimit”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme