Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit lëshuar më herët.Në atë deklaratë thuhej se edhe deputeti Haradinaj me anë të një shkrimi në media ka thënë se Bjehulla dhe Çakorri i takojnë Malit të Zi.
Deputeti Haradinaj nëpërmes Facebook-ut ka thënë se Qeveria duhet edhe ta bëjë publike marrëveshjen mes ish-presidentes Atifete Jahjaga me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare në Çakorr.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Të nderuar miq,Qeveria e Kosovës paska gjetur kohë të merret me një deklaratë timen së cilës i kam bashkangjitur materiale nga pikëshikimi malazez për pikën kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Aty kam thënë shkurt e shqip që s’e flas as s’e lexoj serbishten- nga e cila jemi LIRUAR njëherë e përgjithmonë si obligim dhe masë ndëshkimi e robërie.Por edhe materiali në fjalë mund të shërbejë si pikë për bisedime. Kurrë s’kemi thënë që s’jemi për diskutim, për biseda, për gjetje të harmonisë gjithëkombëtare për këtë problem kaq të ndjeshëm.Por zelli me të cilin Qeveria provon ta sheh veten të vërtetuar tregon shpirtëngushtësinë dhe para së gjithash dështimin e saj në bërjen e votave për këtë projekt të saj i cili tashmë ka dështuar.Pasi ta ketë pranuar këtë fakt Qeveria do të bënte mirë të bëjë edhe një komunikatë: atë te marrveshjes se Presidentes me Qeverinë e Malit të Zi per hapjen e pikë s kufitare ne Qakorr.Pa asnjë dilemë e them se ka pasur dhe ka konsensus për ta kundërshtuar këtë formë të marrëveshjes që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektarë tokë.