Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Skender Reçica, në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj ka kërkuar që të tërhiqet nga rendi i ditës Platforma për finalizimin e dialogut, Kosovë- Serbi.
Krejt kjo Reçica tha se u bo me qëllim të arritjes së një konsensusi nacional, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim të kërkoj të hiqet platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018″
“… t’i japim kohë ndërtimit të një konsensusi më të gjetjen nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se tërheqja e Platformës është çështje e propozuesi në këtë rast e Qeverisë dhe mund ta bëjë një gjë të tillë kur ta sheh të arsyeshme.
“Është çështje e qeverisë ne kemi prit me pas debat, nëse qeveria ka vendos është e drejtë qe propozuesi e kërkon mund ta tërheq kurdo”.