Qeveria e Kosovës e ka tërhequr projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili është miratuar në Kuvend në lexim të parë raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi bërë një konsultë me Veselin lidhur me këtë Projektligj dhe është propozim që ky Projektligj të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit”, tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e komisionit për hartimin e projektligjit për ndryshim-plotësimin e ligjit për personat e zhdukur.