Qeveria në detyrë ka themeluar Këshillin e veçantë për organizimin e ceremonisë shtetërore për varrimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, raporton Ekonomia Online.
Këtë vendim qeveria e morrin në një mbledhje të jashtë zakonshme gjatë së hënës. Mbledhja e qeverisë ka filluar më një minutë heshtje.
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, tha se ish-kryeministri Bajram Rexhepi ishte bartës i institucioneve të rëndësishme në vend.
Mustafa edhe një herë i ka shprehur ngushëllime familjes si dhe bashkëpunëtorëve.
“Shpreh ngushëllime të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar kurse në emër të Qeverisë se Kosovës shpreh ngushëllime familjes dhe qytetarëve. Rexhepi nga 2002-2004 ishte kryeministër më pas edhe kryetar i Mitrovicës. Ai do të mbetet në historinë e re të Kosovës”, u shpreh kryeministri në detyrë.
“Është e vështirë që të përshkruhet me pak fjalë puna dhe kontributi i tij. Si kryeministri i par në zgjedhjet e mbajtura, është e vështir që më pak fjalë te përshkruhet përshtypjet për Rexhepin sepse ai ka qenë politikanë i fjalës dhe i pranuar për te gjithë shoqëria jonë i është mirënjohës Bajram Rexhepit për kontributin që ka dhënë. Humbja e tij është e rëndë për Kosovën. Zoti e bekoftë Bajram Rexhepin dhe Zoti e bekoftë Kosovën”, tha Mustafa.
Në krye të këtij këshilli është Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, ai i FSK-së Haki Demolli, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, shefi i kabinetit të kryeministrit, Sokol Havolli, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe një anëtar i familjes.
Ish-Kryeministri, Bajram Rexhepi vdiq në moshën 63 vjeçare, sot në një spital në Turqi. Ai do të varroset me ceremoni shtetërore.