Qeveria themelon Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Pyjeve

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 13:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Komisionit Ad-hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se formimi i këtij Komisioni është një hap thelbësor për të garantuar që kjo agjenci të drejtohet nga një individ me integritet të lartë.

“Është institucion kryesor që merret me zbatimin e politikave për pyjet e Kosovës. Për një zhvillim të qëndrueshëm që tashmë qeveria ka dhënë dëshmi, detyrat kryesore do të përfshinë vlerësimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm, realizimin e testeve për kandidatët. Formimi i këtij komisioni është një hap thelbësor për të garantuar që kjo agjenci të drejtohet nga një individ me integritet të lartë”, ka thënë Peci.

Të ngjashme