Është mbajtur Takimi i Parë i Komitetit Ndërministror për Përzgjedhjen e Projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se është konstituar grupi, por mes tjerash Tahiri ka thënë se do të presin deri të hënën një opinion ligjor që të procedohet më tutje, raporton Ekonomia Online.
“Sot e mbajtëm mbledhjen për përcaktimin e projektit konstituimi i grupit, ndodhi dhe i rishikuam dhe vendosëm me ecë përpara. Deri të hënën pasdite presim të na jepet një opinion ligjor për të ecë më tutje”, tha Tahiri. Sipas tij, kompleksi është në rrezik dhe të martën do të mbahet mbledhja e dytë dhe të rekomandoj të qeveria për procedurën shtesë dhe për buxhetin dhe të mërkurën kur të mbahet mbledhja e qeverisë, qeveria do të vendosë”
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari njëherit familjarë i familjes Jashari, ka thënë se këto projekte është mirë të realizohen dhe mos të mbeten vetëm ide.
“Ne sot u dakorduam të gjithë që pasi të marrim një opinion ligjor të vazhdojmë më tutje të martën. Shpresojë që idetë apo vendimet që dalin nga ky komitet të gjejnë përkrahjen në qeveri që të realizohen edhe në praktik siç kanë qenë në teori. Asnjëherë asnjë liderë nuk ka thënë që nuk ka pare, por realisht praktika tash po fillon dhe shpresojmë të ecim sa ma shpejtë”./EO