Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësim të pronave të cilat prekën nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit”, raporton Ekonomia Online.
Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka përmendur pronat të cilat do të shpronësohen për ndërtimin e autostradës
“Shpresoj që do të marrim vendim përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e Autostradës Prishtinë- Hani i Elezit. Pronat do të shpronësohen në Lipjan, Ferizaj, Graqanicë dhe Han i Elezit”, tha Matoshi.