Qeveria në mbledhjen e saj të 56-të ka miratuar propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore KBI “Ereniku”), të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane”, Zona Kadastrale Gjakovë, Komuna Gjakovë.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kërkoi që Qeveria të nxjerrë vendim ekzekutiv për shpronësimin e këtyre pronave, raporton Ekonomia Online.
“Pas plotësimit të kushteve sipas ligjit, i propozoj qeverisë që të nxjerrë vendim ekzekutiv për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit – Ndërtimi i “Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane”, Zona Kadastrale Gjakove, Komuna Gjakovë”.