Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, Zona Kadastrale Staniç, Komuna e Gjilanit, raporton Ekonomia Online.
Zv. ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Bekaj, kërkoi nga qeveria të miratohet kjo kërkesë.
“Kërkon nga qeveria të aprovoj kërkesën duke nxjerrë në vendim për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, Zona Kadastrale Staniç, Komuna e Gjilanit”, tha Bekaj.