Sindikata e Re e KEK-ut ka reaguar ndaj rastit të Trepçës ku dje u lënduan 13 minatorë.
Përmes një postimi ata kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje dhe i kanë uruar shërim të shpejtë të lënduarëve.
Gjithashtu përmes këtij reagimi ata kanë kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të investuar në përmirësimin e paisjeve të punës për minatorët e Trepçës.
“Gjithashtu, është e rëndësishme që Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në investime të përmirësuar në pajisje të punës për ju. Trepça Sh.A është një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe mund të arrinte potencialin e plotë nëse pajiset me teknologjinë dhe pajisjet e nevojshme të kohës së sotme”, thuhet në reagimin e SRKEK-ut.
Duke vazhduar më tutje se një shembull konkret i investimit përfshinë modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të minierës në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe siguria në punë për ta.