Qeveria e Republikës së Kosovës tanimë̈ ka filluar të shpërndajë me miliona euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020.
Pak ditë më parë nga pako e rimëkëmbjes ekonomike janë shpërndarë rreth 365 milion euro, por nga kjo shumë vetëm 10 milion euro i janë̈ dedikuar sektorit të Arsimit.
Në kohë pandemie, 10 milion euro për një sistem të degraduar të Arsimit siç është ky i joni në Kosovë nuk mjaftojnë̈.
“Nuk ka fare dyshim që kriza e thellë ekonomike, si pasojë e COVID-19, ka prekur edhe të rinjtë̈ tanë̈ pasi që shumë prej tyre veç̧se kanë humbur vendet e tyre të punës ose e njëjta ka ndodhur me familjarët e tyre. Megjithatë̈ lidhur me këtë Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë̈ veprim”, thuhet në komunikatën e Lëvizja Studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM.
Ndoshta Kryeministri aktual mendon se një urim përmes rrjetit social Facebook në ditën ndërkombëtare të të rinjve, më 12 gusht, është i mjaftueshëm dhe mbyll sytë e rinisë karshi papërgjegjësisë se tij dhe vartësve të tij ndaj pjesës më të madhe të popullsisë në Kosovë, pra të rinjve.
Të gjithë ne, shpesh kemi dëgjuar që një nga aspiratat më të mëdha të kësaj Qeverie është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Prandaj na duhet të ju rikujtojmë Qeverisë së Kosovës se pikërisht për t’u bërë pjesë e BE-së duhet të fillojnë të ndjekin shembullin e shumë shteteve të tjera anëtare të cilat ofrojnë arsim pa pagesë për të gjithë studentët e Universiteve publike.
Në kohë të vështira si këto, ku përveç krizës shëndetësore po ballafaqohemi edhe me këtë krizë ekonomike, të rinjtë tanë studentë duhet ta ndjejnë dorën e shtetit. Ka studentë si puna e zëvendësministrit të Arsimit për të cilin të hollat nuk janë problem, por kjo nuk vlen për shumicën e studentëve në Kosovë.
SVK, si organizatë studentore, kërkon që duke filluar nga viti i ri akademik 2020/21 të gjithë studentët e Universiteteve publike të lirohen nga pagesa për semestër dhe nga pagesat e tjera administrative.
E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese e garantuar për secilin qytetar. Studentët tanë përveç pagesave të Universitetit nuk mund t’i përballojnë as shpenzimet e larta të jetesës në Prishtinë. Këta të rinj, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, është e papranueshme që për shkak të paaftësisë të qeveritarëve t’i lëmë në një katrahurë pa rrugëdalje. Qeveria e ka obligim që edhe shtresës së varfër dhe të mesme t’i ofroj mundësi të barabarta për arsimim.
Derisa jemi afër fillimit të vitit të ri akademik kjo Qeveri ende nuk ka bërë shpërndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020. Në Ministrinë e Arsimit ende nuk e dinë se si do të organizohet mbajtja e Testit të Maturës Shtetërore apo se si do të organizohet mbajtja e mësimit në vitin e ri shkollor.
Ne jemi të vetëdijshëm që kësaj Qeverie përveç legjitimitetit i mungojnë edhe idetë, kreativiteti dhe aftësitë për të jetuar me realitetin e ri të krijuar nga pandemia, por Arsimi dhe të rinjtë studentë duhet të jenë prioritet pavarësisht rrethanave.
Qeveria duhet të veprojë shpejt, t’i përfshijë studentët në këtë pako miliardshe të rimëkëmbjes ekonomike dhe të siguroj arsim falas për të gjithë, ashtu që ne të shmangim protestat, të parandalojmë përhapjen e COVID-19 dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe më të dashurve tanë.