Qeverisja e Kamenicës heq dorë nga mëditjet e udhëtimeve zyrtare

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 09:13 | Nga

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe 11 drejtorët komunalë janë pajtuar që të heqin dorë nga mëditjet e udhëtimeve zyrtare për punët e komunës, ngase ata vlerësojnë se në këtë mënyrë do të kursehen mjete financiare, të cilat do të derdhen në buxhet dhe më pas do të alokohen për projektet në të mirën e qytetarëve.

Ndërsa komunarët kanë parallogaritur edhe shumën e kursimit të mjeteve financiare nga ndalesa e mëditjeve, e cila është 18 mijë euro.

Kryetari Kastrati vlerëson se Komuna e Kamenicës ka një buxhet të vogël dhe mjetet duhet të kursehen e të orientohen për qëllime të tjera. Thekson se zyrtarët komunalë nuk kanë nevojë të përfitojnë nga mëditjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme