Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim. Kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet.
Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtu, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t’i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta.
Pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti. Kjo qasje ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë. Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’!!!