Kohët e vështira kalohen me një humor cinik. Ishte një pyetje se sa i besohet qeverive. Kishte përgjigje të ndryshme nga ato pseudointelektuale deri tek vet përgjigjja më e sakt.
Dikush kishte dhënë këtë përgjegjje: “I besoj aq sa i besoj faqeve për të rritur ku thojnë se pas 2 km të pret një femër e bukur e cila pret që të kaloj natën me ty” . Një mik imi kur ishte ende adoloshent kishte hasur në këso lajmërimesh por nuk mund ta kuptonte se si mundet në një fshat aq të thellë të Kosovës të ishte dikush që do ta priste me aq zjarr ? Këtë përgjegjje e morri vetëm pasi që kaloi moshën e adoloshencës dhe e kuptoi që ajo ishte farsë. I gjori djal! Bashkendjeja me të!
Kaq është besimi për një qeveri, sidomos një si kjo në Kosovë. Nuk mund të ketë logjikë t`i besohet më shumë se kaq. Dëshmi e saj është edhe tërheqja e 2 milion eurove nga thesari I shtetit. Në një ditë të bukur vjeshte dikush si ai djaloshi karagjoz ulet para kompjuterit të punës dhe futet në llogaritë shtetërore. Sheh me sytë e tij shifrat e thesarit shtetëror dhe fillon ekzekutimin e numrit 2 milion eurove.
Transferi kryhet. Më pas bëhet skandal. Dhe pas një kohe të shkurtër me siguri që do të shuhet. Ai e kupton se ka bërë një skandal vetëm pasiqë mediat e tregojnë këtë shifër të madhe të zhdukur nga thesari. Nuk mund ta kuptonte I gjori pasi që numrat që ai ka arritur të mësoj nuk mendoj që kalojnë katërshifrorin. Pra, nuk mund ta akuzojmë djaloshin gabimtar I cili shifrën 2 mijë e shndërron në 2 milion.I mësuar me transfere më shifra më të vogla dhe I habitur se si bëhet skandal për ca zero. Por injoranca e tij shfajësohet nga arsimtari I dobët I matematikës. Nuk arrinte ta mesonte dot një fshatar nga qendra e Kosovës se si shkruhen numrat. Mbase shkrimin e numrave ia ka mësuar, por rëndësinë dhe peshën e tyre bazuar në zerot e mëpasme nuk diti t`ia mësonte.
U bë skandal nga tërheqja e parave pa mbulim. Sa transfere janë bërë me mbulim? Paramendojeni djalin e gjorë se si ishte ndier nëse do t`I transferonte , padyshim gabimisht , 53 milion në llogari të Bechtel Enkas? Ose ndonjë shifër 30 milion në ndonjë kompani tjetër? Por I shkreti djal, I dënuar nga mësues të cilët nuk arritën t`ia mësojnë rëndësinë e dokumentit, mendoi se 2 milion do të arsyetoheshin vetëm nga dëshmia e transferit. Të bashkëndiejmë me injorancët e tij.
Nga zhdukja e këtyre milionave pa mbulesë dhe shumë milionave tjera me mbulesë,duhet të na bëhet e qartë se cilia është domosdoshmëria e pagesave të tarifave tatimore në vend? Pse duhet që nga të ardhurat personale të paguajmë 4% apo 9% , 10%? Pse duhet të paguaj TVSH, pse duhet të paguaj tatimin në pronë, taksat komunale etj? Ju lutem, cila është domosdoshmëria që unë të paguaj taksa? Më thoni se kujt ia paguaj taksat? Apo ndoshta taksa ime dhe e gjithë qytetarëve të ndershëm të Kosovës është taksë ndaj familjeve kriminale? Apo se lirinë duhet t`ia paguaj familjeve të caktuara? Cila është domosdoshmëria që unë nga të ardhurat familjare të mënjanoj një copë të ardhure dhe t`ia jap djaloshit nga thesari dhe ai të bën shpërndarje ditore nëpër llogari bankare në mënyrë sporadike? Kush janë ata trima që paratë tona të fituara me mund e me shumë përulje, t`ia japim djelmoshave të tillë, që refuzoj t`ia di emrat, dhe ky të ma luan Babadimrin kriminal?
“Refuzoj të paguaj taksa për një shtet ku shteti është sinonim I disa familjeve”. Parulla për të cilën duhet të protestohet.