Qeveritë për 20 vjet nuk e kanë ndihmuar Luginën e Preshevës

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 11:36 | Nga Refik Hasani

Përgjigje lidhur me takimin e  datës 11 janar të Kryeministrit në detyrë, z.Avdullah Hoti,me  përfaqësuesit nga Presheva e Bujanoci,por mungonte përfaqësuesi nga Medvegja. Ditë më parë edhe  kandidatit i PDK-ës për Kryeministër z.Enver Hoxhaj, publikoi 7 zotime të ashtuquajtuar për Luginën e Preshevës.

I kujtoj opinionit të gjërë se vetëm në fushatë zgjedhore kujtohet kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht  nënë administrimin e  Serbisë, dhe nga këto  premtime nuk do të ketë asgjë, pasi nuk jan zbatuar e realizur,si:

1.Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë i miratuar, datë 06.06.2013,

2.Në Gjilan është hapur  zyrja, datë 30.12.2014, për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,

3.Në Kuvendin Komunal-Gjilan,është miratuar vendimi mbi formimin e Komiteti përbashkëpunim ndërkufitarë,datë 27.06. 2013,

4. Qeveria në detyrë, më datën 28.09.2020, pas një takimi sikur i ditës së sotit, u zotua se do themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës,

Të gjithë më parë ishin premtime në fushata zgjedhore e zotime, por

5.Nuk jan ndarë ndihma e premtuar lidhur me Abetaret,Materniteti në Preshevë, etj.

Qeveria e Kosovës  edhe në takimet të përbashkëta me qeverin Shqiptare  nuk kan dhënë asnjë efekt përveqë  jan premtuar të ndahen nga 50 mijë euro, e të cilat nuk dihet nëse jan ndarë.

Po ashtu,

Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës  asnjëherë nuk jan përcaktuar sakt për Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, për Marrëveshjen e Konçulit, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës, për pasivizimin e adresave, diskriminimin e vazhdueshëm etj.

Dhe

Republika e Kosovës  nuk kan asnjë platform e asnjë strategji për ta shtruar e ngritur në nivele e instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-së.

Për dy dekada të gjitha qeverit e udhëhequra  nga subjektet politike  PDK-LDK-AAK, asgjë skan ndihmuar Luginën e Preshevës, përkundrazi kan krijuar konfizion në mesin e qyetarëve të kësaj krahine edhe në instanca e nivele të jashtme.

Kryeministri në detyrë, z.Avdullah Hoti, dhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja  z.Enver Hoxhaj, por edhe ish-Kryeministri z.Ramush Haradinaj,me asgjë nuk e kan ndihmuar Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.

Vetëm ish-Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ka ndarë 500 mijë euro ndihmë dedikuar për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë jan, ku për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kan ndarë këto mjete.E vetmja shpresë është jo vetëm për Kosovën por edhe  për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë.

*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

Të ngjashme