Haziri i lumtur me hapjen e zyrës në Prishtinë për banorët e Luginës së Preshevës

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka mirëpritu vendimin e Qeverisë së Kosovës, për hapjen e zyrës në Prishtinë për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kërkesa për hapjen e një zyre të tillë ishte miratuar në një rezolutë të Kuvendit në vitin 2013.

Haziri ka thënë se vonesa e deritashme është e paarsyeshme, por ka falënderuar kryeministrin Hoti për vendimin.

“Jam i lumtur që më në fund, Qeveria e Kosovës e zbatoi njërën nga pikat e Rezolutës së Kuvendit të vitit 2013 për hapjen e Zyrës në Prishtinë, lidhur me ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore për t’i zgjidhur problemet e natyrave të ndryshme. Vonesa prej shtatë vjetësh nuk arsyesohet kurrsesi, por mirë që u bë më në fund. Faleminderit kryeministrit Hoti, kabinetit qeveritar dhe partnerëve të koalicionit që e bënë të mundur këtë. Kosova Lindore, amanet!”, ka shkruar Haziri.

Të ngjashme