Më shumë se 75 mijë persona kanë marrë pjesë në një varg iftaresh virtual gjatë muajit të Ramazanit.
Organizimet e fondacionit “Naz Legacy” janë mbajtur përmes aplikacionit “Zoom”, rrjetit social “Facebook” dhe medieve myslimane në Mbretërinë e Bashkuar.
Princi i Uellsit foli në njërin nga iftaret, ndërsa në një iftar ndërfetar morën pjesë kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Ëelby, kardinali Vincent Nichols, peshkopja e Londrës, Sarah Mullaly, dhe kryerabini Ephraim Mirvis.
Ky organizim erdhi në kohën kur yjet e ndryshe, përfshirë Nadiya Hussain, Konnie Huq dhe Adil Ray, kërkuan nga myslimanët që Bajramin e festojnë këtë fundjavë që t’i respektojnë udhëzimet për distancë sociale.
Kjo festë tradicionalisht shënohet me lutje të përbashkëta në xhami dhe vizita te familjarët dhe miqtë, por në vend të tyre, nga myslimanët po kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të festojnë me familjet e tyre përmes internetit.