Qindra monedha nga koha e Perandorisë Romake gjenden në një teatër të vjetër në Itali

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 17:40 | Nga

Në Italinë jugore në hapësirat e një teatri janë gjetur qindra monedha, që i takojnë kohës së Perandorisë Romake, ka njoftuar ministria e kulturës.

Monedhat e ruajtura në mënyrë të përkryer, datojnë nga shekulli i 5pestë. Ato u gjetën në një vazo prej guri në bodrumin e teatrit Cressoni në qytetin e Comos.

“Numri një i kulturës në Itali Alberto Bonisoli, këto gjetje i përshkroi si “ gjetje që e mbushin me krenari. Ne ende nuk dimë me hollësi rëndësinë historike dhe kulturore të këtij zbulimi, por kjo zonë është një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë”, shkroi në Facebook Bonisoli.

Sipas Euronews, ky teatër u hap në vitin 1870, dhe më pas u shndërrua në kinema para se të mbyllet në vitin 1997. Teatri do të duhej të shkatërrohej për të hapur rrugën për ndërtimin e një vendbanimi luksoz.

Por sipas zyrtarëve, puna në këtë vend do të pezullohet për të lejuar gërmimet e mëtejshme.

Ndërkohë, monedhat janë marrë në një laborator restaurimi, ku ekspertët po përpiqen të gjejnë nga ku kanë ardhur këto monedha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme